Ky është personi që mbeti i vrarë sonte nga të shtënat me armë në Hajvali

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.08.2025, 23:35

Një person është vrarë në orët e mbrëmjes në Hajvali të Prishtinës.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur Muhamet Matoshi.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, tha Syla.

Ndërsa policia e Kosovës derisa ka konfirmuar vrasjen, kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkojë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, tha zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit