Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë fejuar pas tetë vitesh së bashku. Lajmin e ka ndarë sot në Instagram vetë bukuroshja 31-vjeçare në Instagram, duke publikuar një foto ku shihet dora e saj mbi atë të Ronaldos dhe unaza e fejesës.
“Po, në këtë jetë dhe në të gjitha të tjerat” – ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos. Çifti e bëri publike lidhjen në janar 2017, gjatë ndarjes së çmimeve The Best FIFA Football Awards në Gjermani.
Në korrik 2024, Ronaldo kishte lënë të kuptohej se martesa ishte afër, madje e kishte quajtur Georginën “bashkëshortja ime” në një reklamë në Instagram, duke shtuar: “Kur nuk jam duke u stërvitur në klub, më pëlqen të punoj me bashkëshorten time në shtëpi, sepse mund të motivojmë njëri-tjetrin.”
Ronaldo dhe Georgina kanë pesë fëmijë: binjakët Eva dhe Mateo (8 vjeç), vajzën Alana (7 vjeçe) dhe binjakët Bella dhe Ángel, të lindur në prill 2022. Fatkeqësisht, Ángel ndërroi jetë gjatë lindjes, lajm që Ronaldo e ndau me trishtim të madh në rrjetet sociale.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur në një dyqan Gucci ku Georgina punonte. Në dokumentarin e saj në Netflix, ajo kujton: “Shpesh vinte pas punës. Një herë erdhi me Bugatti dhe kolegët e mi u çmendën. Ata vinin me autobusin, ndërsa unë largohesha me Bugatti. Njerëzit nuk e besonin.”
Edhe Ronaldo kujton me humor: “Prisja jashtë dyqanit me makinat e mia luksoze. Pastaj shkonim në shtëpi dhe ishim në botën tonë.”