Shqipëria, e parafundit në Europë për nivelin e lumturisë në 2025, lë pas vetëm Ukrainën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.08.2025, 22:55

Një renditje e publikuar nga Ranking Royals, bazuar në të dhënat e World Happiness Report 2025, tregon se Shqipëria zë vendin e parafundit në Europë për nivelin e lumturisë, duke lënë pas vetëm Ukrainën.

Sipas raportit, Shqipëria ka një rezultat prej 5.4 nga 10, ndërsa Ukraina, e ndikuar nga lufta, vështirësitë ekonomike dhe pasiguria, mban vendin e fundit me vetëm 4.7 pikë.

Në krye të listës qëndron Finlanda, e cila për të tetin vit radhazi shpallet vendi më i lumtur në botë me 7.7 pikë.

Ajo pasohet nga Danimarka dhe Islanda me nga 7.5 pikë, ndërsa Suedia dhe Norvegjia shënojnë nga 7.3 pikë. Sipas ekspertëve, suksesin e vendeve nordike e përcaktojnë rrjetet e forta të sigurisë sociale, nivelet e larta të besimit tek institucionet dhe te njëri-tjetri, balanca midis punës dhe jetës private, pabarazia e ulët dhe akses i gjerë në natyrë.

Në Bashkimin Europian, Bullgaria vijon të jetë vendi më pak i lumtur me rezultat nën 6 pikë, ndërsa në rajonin e Ballkanit edhe Maqedonia e Veriut shënon një nivel të ulët lumturie.

Këto të dhëna tregojnë sfidat e mëdha sociale dhe ekonomike me të cilat përballet Shqipëria, duke theksuar nevojën për politika që rrisin mirëqenien dhe besimin e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit