Cilit oligark po i jep tokat për 10 vjet Bashkia Pogradec?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.08.2025, 21:53

Më 11 gusht, Bashkia Pogradec ka nisur procedurat për dhënien me qira të tokave rurale në fshatrat Homezh, Proptisht dhe Memelisht, në Njësitë Administrative Udenisht dhe Proptisht. Objekti i tenderit është ndërtimi i një parku fotovoltaik, që përfshin stacionet, bazamentet dhe objektet përkatëse.

Vlera dysheme e tenderit është 8,464,760 lekë, ndërsa kontrata parashikon dhënien me qira për një periudhë 10-vjeçare.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 15 gusht 2025, ndërsa mbajtja e tenderit është planifikuar po për të njëjtën datë.

Megjithëse procedura është ende në zhvillim e sipër, shqetësimi i banorëve dhe aktivistëve lokalë rritet dita-ditës. Ata kërkojnë transparencë dhe informacion të plotë për fituesit potencialë të këtij ankandi, si dhe një përfshirje më të madhe të komunitetit në vendimmarrje.

Procesi duket i nxituar dhe pa konsultime reale me banorët, të cilët do preken direkt nga dhënia me qira e tokave dhe ndërtimi i parkut fotovoltaik.

Në mungesë të transparencës dhe detajeve të qarta, rritet dyshimi se tokat mund të përfundojnë në duar oligarkësh apo interesash të ngushta ekonomike, duke lënë jashtë interesat e komunitetit rural të Pogradecit.

Banorët kërkojnë përgjigje të qarta dhe një proces më të hapur nga autoritetet lokale për fatin e tokave dhe të ardhmen e zonës së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit