Tërmeti 6.1 në Turqi/ Vajza futet poshtë tavolinës, dollapi i bie sipër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.08.2025, 20:28

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur të dielën qytetin Sindiri në provincën Balikesir të Turqisë perëndimore, duke shkaktuar shembjen e të paktën 10 ndërtesave. Kryebashkiaku i qytetit, Serkan Sak, tha se gjashtë persona mbetën nën rrënoja; katër prej tyre u shpëtuan, ndërsa dy të tjerë janë ende të bllokuar.

Dridhjet zgjatën rreth 30 sekonda dhe u ndjenë edhe në Stamboll.

Një video e publikuar nga mediat vendase tregon momentin kur një vajzë futet poshtë një tavoline për t’u mbrojtur. Pak çaste më pas, një dollap i madh bie mbi tavolinë.

Pamjet po shihen gjerësisht në rrjet dhe përdoren si shembull i rëndësisë së reagimit të shpejtë gjatë tërmeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit