Qytetari: Rrezikova aksident nga një shofer i papërgjegjshëm, frenoi qëllimisht para meje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.08.2025, 19:40

Një qytetar ka ndarë me redaksinë tonë një situatë shqetësuese që ka ndodhur sot pasdite në hyrje të rrugës për Durrës. Sipas denoncuesit, ai po hynte në rrugë duke respektuar sinjalistikën, kur një drejtues mjeti me një Golf të zi, që kishte të lirë krahun e majtë, pa që ai po futej dhe i shtoi gazin makinës, duke iu afruar me shpejtësi të madhe dhe duke rrezikuar përplasjen. "Më erdhi shumë afër, sa s’më mori përpara," – shprehet qytetari.

Sipas denoncuesit, situata u përkeqësua edhe më shumë pak çaste më vonë, kur i njëjti drejtues mjeti, pasi kaloi para qytetarit, frenoi papritur dhe me qëllim, në përpjekje për ta bërë atë të përplasej pas tij. Fatmirësisht, qytetari reagoi menjëherë duke frenuar dhe devijuar majtas, duke shmangur aksidentin. Ai kërkon që rasti të publikohet dhe policia të identifikojë mjetin përkatës, në mënyrë që drejtuesi të marrë gjobën e merituar për sjelljen e rrezikshme në rrugë.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ Albania, doja të ndaja një shqetësim me ju dhe të gjithë shqiptarët, që të kuptojmë pse ndodhin aksidentet. Kam qenë sot pasdite në hyrje të rrugës për Durrës dhe, pasi u futa me sinjalistikë dhe larg meje ishte një person me një Golf të zi që krahun e tij të majtë e kishte bosh, sapo pa që unë po futesha në rrugë, ai i shtoi gazin makinës dhe më ka ardhur shumë afër, sa s’më ka marrë përpara. Dhe pasi më kalon para meje, merr pak distancë dhe bën një frenim shumë të fortë që unë të përplasesha pas tij, por frenova menjëherë dhe devijova majtas. Ju lutem, publikojeni të shohë dhe policia targat e personit në fjalë dhe të marrë gjobën e merituar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit