Dollapi me rroba fluturon nga kati i dhjetë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.08.2025, 10:04

Një pushuese në Durrës ka mbetur e habitur nga mënyra e pazakontë se si disa banorë të zonës po “pastronin” apartamentin e tyre. Ajo ka ndarë me JOQ një video, duke treguar se fillimisht mendoi se po ndodhte një sherr i çastit, por më pas kuptoi se episodi i habitshëm ishte një rutine normale pastrimi për fqinjët.

Pamjet tregojnë një dollap të mbushur me rroba duke fluturuar nga ballkoni drejt tokës, duke lënë të habitur këdo që ndodhej aty pranë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta online, me komente që varionin nga habi deri tek ironia për mënyrën “kreative” të pastrimit.

DENONCIMI "Prsh, isha me pushime ne durres dhe vura re si pastronin shtepit keta njerez 🤦‍♀️🤦‍♀️, mendova se ishte nje grindje e castit, por jo, cdo gje ishte normale"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit