Tragjedi në Fier/ Ndërron jetë 15-vjeçari i aksidentuar te “Qafa e Koshovicës”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.08.2025, 18:38

Ka ndërruar jetë pas 3 ditësh trajtim në spitalin e Traumës 15-vjeçari që u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së premtes, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, adoleshenti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00, kur një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. S., 44 vjeç nga Patosi, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke plagosur tre pasagjerët dhe vetë shoferin. Fillimisht të katër ndodheshin jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e të miturit u përkeqësua, duke rezultuar fatale.

Hetimet zbuluan se aksidenti u shkaktua pasi një tjetër automjet, i drejtuar nga 45-vjeçari M. A., banues në Itali, i preu rrugën “Benz-it”. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes pa dhënë ndihmë.

Policia e Fierit e arrestoi ditën e djeshme M. A., duke e akuzuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të 15-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit