Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në “Rrugën e Arbrit”, ka të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.08.2025, 18:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit tek Ura e Vashës. Siç shihet në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, dy automjete janë përplasur me forcë.

Sipas dëshmive të mbërritura në redaksi, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit