Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Tërbaç të Vlorë, duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pyje dhe kullota.
Për shkak të erës së fortë dhe terrenit malor të vështirë, flakët përhapen me ritëm të shpejtë drejt zonave të banuara, duke shkaktuar frikë dhe panik.
Ndërkohë, banorët e zonës kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë ajrore, pasi ekipet zjarrfikëse në terren kanë vështirësi të madhe për të arritur në vatër dhe për të ndaluar përhapjen e zjarrit.
Situata paraqitet tejet kritike, me rrezikun që flakët të arrijnë dhe të përpijnë banesat.