Më pak aksidente në 2025, por më shumë viktima

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2025, 16:57

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 70-vjeçari në fshatin Hamallaj të Durrësit, mëngjesin e së sotëm. I moshuari u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 57-vjeçar, por për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë në spital.

Ky rast i rëndë shton edhe më tej bilancin tronditës të jetëve të humbura në aksidente rrugore gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Rrugore, në 7 muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur 767 aksidente, me 116 viktima në total, 32 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, megjithëse numri i aksidenteve dhe i të plagosurve ka rënë (961 të lënduar në 2025, nga 1,168 në 2024), rritja e ndjeshme e fataliteteve tregon se problemi po zhvendoset nga sasia te ashpërsia e përplasjes.

Shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, mungesa e respektimit të përparësisë, por edhe sjellja e rrezikshme e këmbësorëve (33% e rasteve), janë ndër shkaqet më të zakonshme të aksidenteve me pasoja fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit