Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar fshatin Plirez të Poliçanit ditën e sotme.
Banorët e këtij fshati thonë se zjarri vazhdon prej 3 ditësh, por favorizuar nga temperaturat ekstreme të ditës së sotme, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe tymi ka mbuluar gjithë zonën.
Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë ndodhen në terren, por situata duket kritike dhe pa ndërhyrjen e forcave ajrore dhe helikopterëve, zjarri rrezikon të përfshijë edhe banesat e banorëve.
Këta të fundit kanë dhënë alarmin për situatën kritike dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse.