Në zonën e Sterbegut në Kavajë një zjarr masiv ka përfshirë kodrat dhe po përhapet me shpejtësi drejt banesave.
Banorët raportojnë se flakët kanë mbërritur pranë shtëpive dhe rrezikojnë të përfshijnë të gjithë zonën.
Pamjet dramatike të siguruara nga JOQ tregojnë tym të dendur dhe vatra aktive zjarri që po po përpijnë vila banorësh.
“Po digjen shtëpi dhe nuk po vjen askush. Ju lutem publikojeni, na ndihmoni,” shprehet një banor i zonës në mesazhin e tij alarmues.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore të reagojnë menjëherë duke dërguar forca zjarrfikëse dhe helikopterë për shuarjen e flakëve, përpara se të shkaktohet një tragjedi.
Situata vijon të jetë kritike dhe rrezikon jo vetëm pronat, por edhe jetët e banorëve.