Banorët e Simonit në Mirditë betohen para Bibës: S’do lejojmë ndërtimin e HEC-eve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.08.2025, 15:29

Një skenë e fuqishme simbolikisht dhe fetarisht, është shënuar në fshatin Simon të Mirditës, ku dhjetëra banorë janë mbledhur dhe janë betuar para Biblës se nuk do të lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve në zonën e tyre.

Me dorën mbi Ungjill, burrat e fshatit kanë shpallur publikisht se “nuk shitet shpirti e nderi për para” dhe se do të mbrojnë çdo pëllëmbë të tokës dhe lumenjtë nga projektet energjetike që kërcënojnë mjedisin dhe jetesën e tyre.

Protesta simbolike ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, ndërsa banorët paralajmërojnë se do të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur deri në ndalimin e përfundimtar të projekteve të HEC-eve në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit