Varrimi i Abedin Hoxhës, viktimës së tretë nga vrasja e trefishtë në Gjilan, do të bëhet sot, më 11 gusht 2025, pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Kopërnicë.
Vajza e tij përmes një njoftimi në Facebook shprehu dhimbjen dhe lutjen: “Qofsh banor i përhershëm i Xhenetit, babi ynë i dashur.”
Ngjarja tragjike e vrasjes së trefishtë ka tronditur komunitetin e Gjilanit dhe familjarët vazhdojnë të përcjellin për në banesën e fundit të dashurit e tyre.