Plazhi i Zvërnecit landfill mbeturinash, qytetarët marrin qeset dhe i mbledhin vetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2025, 15:28

Një grup qytetarësh vullnetarë kanë ndërmarrë një aksion pastrimi në një nga zonat më të ndotura të bregdetit të Zvernecit, midis TEC-it dhe Petroliferës, ku prej kohësh situata është kthyer në një katastrofë mjedisore.

Me forcat dhe buxhetin e tyre, ata kanë blerë qese të zeza për mbeturinat dhe më pas kanë paguar një kamionçinë për t'i larguar nga plazhi mbetjet e mbledhura.

Banorët dhe aktivistët që kanë kryer pastrimin i janë drejtuar redaksisë sonë për t'u bërë thirrje autoriteteve që kjo zonë të mos mbetet më jashtë vëmendjes së tyre. Ata thonë se askush nga institucionet përgjegjëse nuk kujtohet për këtë plazh edhe pse ndotja sa vjen e merr përmasa edhe më të mëdha.

Qytetarët kërkojnë angazhimin e strukturave përgjegjëse për pastrimin dhe kontrollin e territorit, ndërkohë që qytetarëve dhe pushuesve u bëjnë thirrje të jenë më të kujdesshëm dhe përgjegjshëm me ndotjen që i shkaktojnë çdo ditë mjedisit.

Mesazhi i qytetarëve:

"Pershendetje. Nese keni mundesi na e publikoni sepse jeni e vetmja media qe pasqyroni realitetin. Po bejm nje aksion ne plazhin midis Tecit dhe Petroliferes ne Zvernec pasi zona eshte kthyer ne nje katastrof mjedisore dhe askush na autoritet nuk kujtohet per kete zone. Kemi nevoj per suportin tuaj si media pasi jeni nje ze i fuqishem. Po ju bashkangjis edhe video dhe imazhe se si ishte dhe punen qe kemi bere. Falminderit nese keni mundesi te ma mbeshtesni'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit