Me lot në sy pronari i kuajve që vranë: Për ujin e Lerës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.08.2025, 08:37

Një ngjarje tronditëse u shënua pak ditë më parë në zonën e Llogarasë, pranë “Gropave të Pirit”, ku 22 kuaj të egër u qëlluan me armë gjahu. Ngjarja shkaktoi tmerr kolektiv dhe zemërim në komunitet!

Pronari i kuajve Ksenofon Konomi ka folur publikisht duke deklaruar me lot në sy se me këta kuaj mbante familjen.

"Ato kishin 8 vite atje dhe s'i kishte ngrënë një kafshë e egër. Nga doli kjo kafshë me plumb në gojë. Zoti qoftë dëshmitar! Ushqehesha... 5 kuintal ujë që ka pas lera në fund atje më mori në qafë...

Sipas raporteve, katër kuaj ngordhën menjëherë, ndërsa të tjerët u shpërndanë dhe po fshihen në pyje; disa ndër ta janë plagosur dhe janë në nevojë urgjente për ndihmë veterinare.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë autorin e vrasjes së kafshëve, një 55-vjeçar nga Orikumi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit