Që prej ditës së djeshme, zona e Vaqarrit po përballet me një zjarr masiv që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe ka vënë në rrezik serioz sigurinë e banorëve.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke kërcënuar jo vetëm pyjet dhe fushat përreth, por edhe banesat e shumta të kësaj zone, duke krijuar panik dhe shqetësim mes komunitetit.
Situata ditën e sotme është përkeqësuar ndjeshëm, pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe vijon të përhapet pa ndërprerje.
Shkaku i kushteve klimatike, si era dhe temperaturat e larta, kanë favorizuar përhapjen e flakëve në mënyrë dramatike, duke vështirësuar dukshëm përpjekjet e zjarrfikësve.
Pavarësisht angazhimit të forcave të emergjencës, që po ndërhyjnë intensivisht si nga toka ashtu dhe nga ajri, zjarri nuk është vënë ende nën kontroll duke iu afruar dhe më shumë zonave të banuara.