Liqeni i Bovillës në mëshirë të plehrave dhe papërgjegjshmërisë nga njerëzit dhe institucionet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.08.2025, 14:40

Një situatë shqetësuese po ndodh në liqenin e Bovillës, burimi kryesor i ujit të pijshëm për Tiranën. Pamjet e fundit të dërguara në redaksinë e JOQ Albania, tregojnë grumbuj mbeturinash të hedhura nga qytetarë të papërgjegjshëm pranë liqenit. Realiteti tregon se askush nga vizitorët nuk respekton rregullat dhe më keq akoma, institucionet përkatëse nuk marrin masa. As kontroll, as ndëshkim, as pastrim.

"Si ja kalove? Kam një video për publikim. Njerëzit lahen në liqenin e Bovillës, uji që pimë ne në Tiranë, ja dhe mbeturinat në liqen. Ky është uji që përfundon në rubinetet tona. Këto janë standardet që duhet të garantojnë institucionet?, shkruajnë qytetarët për JOQ.

Terreni tregon papërgjegjshmëri qytetare dhe heshtje institucionale. Qytetarët e përgjegjshëm kërkojnë ndërhyrje urgjente, respektimin e rregullave nga vizitorët, vendosjen e kontrollit, pastrimin e zonës dhe ndëshkimin e atyre që shkelin ligjin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit