Situata me zjarret në Shqipëri këtë vit ka marrë përmasa shqetësuese, duke u shtrirë jashtë çdo kontrolli. Flakët përfshijnë jo vetëm pyjet dhe zonat rurale, por janë bërë rrezik dhe për zonat e banuar.
Në fshatin Berzhirtë, një vatër e re zjarri ka shpërthyer me intensitet të lartë. Një emigrant, i cili ndodhet atje për të vizituar vendlindjen e tij, sjell pamje shqetësuese nga terreni një shtresë e dendur tymi i zi ngrihet lart në qiell, e dukshme edhe nga distanca. Përmes një videoje, ai ndan tmerrin që po përjeton komuniteti dhe bën thirrje urgjente për ndërhyrje nga autoritetet shtetërore.
Zhgënjimi i tij është i thellë, teksa vëren mungesën e mbështetjes në një moment kaq kritik, duke reflektuar shqetësimet e gjithë banorëve që ndihen të braktisur përballë flakëve pasi helikopteri kalon çdo ditë aty për stërvitje ndërsa sot që zona është përfshirë nga flakët për çudi është zhdukur si me magji.
Mesazhi i qytetarit:
Vijmë për pushime në vendlindje, dhe ajo që shohim me sy është për të ardhur keq. I lutemi shtetit të ndërhyjë urgjentisht. Vendi: Komuna Berzhitë.
Çdo ditë tjetër, kur situata është më e qetë, dalin helikopterët për të bërë prova fikjeje zjarri. Por sot, që vjen po digjet, nuk shihet asnjë helikopter për fikjen e zjarrit. Zjarri duket se ka filluar nga zona e Farkës së Madhe.