Uji për vaditje në Berat ngjan si acid, fermerët të shqetësuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2025, 13:37

Një krim mjedisor me pasoja të rënda për bujqësinë dhe shëndetin publik po ndodh aktualisht në zonën e Beratit, ku fermerët janë të detyruar të vadisin tokat me ujë të ndotur rëndë, që vetëm ujë nuk mund të konsiderohet.

Një qytetar që i është drejtuar redaksisë tonë, ka treguar se prej disa ditësh, uji që e paguajnë për vaditje ka një ngjyrë të pazakontë, të errët dhe me aromë të rëndë, duke ngritur dyshime serioze për ndotje nga mbetje industriale.

Ai ka dyshime se kjo ndotje vjen nga ndërmarrjet private të zonës që shkarkojnë mbetje në rrjetin e ujitjes, duke dëmtuar dhe shkatërruar kulturat bujqësore. Sipas tij, situata përbën një kërcënim të dyfishtë: për prodhimin bujqësor që rrezikon të shkatërrohet nga substancat kimike por edhe për konsumatorët që më pas mund të konsumojnë produkte të ndotura.

Qytetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Ministria e Bujqësisë pasi autorët e një masakre të tillë duhet të ndëshkohen për dëmtimin e mjedisit dhe ekonomisë së zonës.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje. Jam nje qytetar i Beratit dhe dua te raportoj nje krim mjedisor qe po behet aktualisht me ujin qe perdoret per vaditjen e tokave biqesore. Besoj nga ndermarjet private. Ka dite qe uji vjen me kete ngjyre. Nuk kam fjal eshte gjynah nga zoti, fermeri paguan 500 lek te reja per 1000 meter katror toke qe ta vadisi dhe ne vend te ujit i vete acid kjo eshte skandal!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit