Ra nga skela teksa punonte, humb jetën 66-vjeçari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.08.2025, 11:56

Një tjetër tragjedi në vendin e punës ka goditur këtë herë kryeqytetin.

Rreth orës 09:30, në zonën e Kinostudios, 66-vjeçari Rrahman Mija, punëtor në një firmë ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga një lartësi teksa kryente detyrën e tij. Rënia ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend punëtorit.

Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekje në vendin e punës brenda pak ditësh, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së punëtorëve.

Vetëm disa ditë më parë më 6 gusht, një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën minerare të Bulqizës, ku 60-vjeçari Fari Veliu humbi jetën tragjikisht. Ai u zu poshtë nga një masiv kromi që u shemb papritur gjatë punës, duke mos i lënë asnjë shans shpëtimi. Plagët e marra rezultuan fatale për të duke e lënë të vdekur në vend.

Dy humbjet e jetës brenda një kohe kaq të shkurtër tregojnë një panoramë të zymtë të kushteve të sigurisë në punë, ndërsa askush nuk po merr masa që këto tragjedi të parandalohen.

Minierat dhe ndërtimi vazhdojnë të mbeten sektorët më problematik me një numër të madh fatalitetesh.

Një në pesë punonjës që u aksidentuan në vendin e punës humbi jetën në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Numri i fataliteteve është rritur ndjeshëm me vitet e kaluara, sipas të dhënave nga Inspektoriati i Punës nga 99 tregojnë se nga janari deri më qershor janë regjistruar 99 aksidente në vendin e punës, 20 prej tyre fatale.

Puna në lartësi, shembjet e galerive në miniera, makineritë e prodhimit dhe aksidentet me mjetet e transportit janë shkaktarët kryesor të fataliteteve në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit