Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën këmbësori

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2025, 11:50

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Hamallaj, rreth orës 09:50.

Një 70-vjeçar me inicialet Gj.B ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 57-vjeçar. Këmbësori i moshuar, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, M.I., 57 vjeç, është shoqëruar nga policia në komisariat, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë.

Njoftimi i Policisë:

'Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit