Xhevat Celomenaj, 80-vjeçari i larguar nga shtëpia të shtunën në mesditë, është gjetur sot i pajetë.
Policia ka konfirmuar për JOQ ALBANIA, se 80-vjeçari i cili u shpall i humbur nga familjarët, është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Kanali i Motorit”, në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 80-vjeçaru ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Celomenaj të shtunën kishte dal nga shtëpia për të bërë një shëtitje në plazhin e vjetër por nuk u kthye më.
Njoftimi i policisë:
"Sot, rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Kanali i Motorit”, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh. Ç., 80 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të këtij rasti".