21 Dhjetori sërish “tokë e xanun”, rikthehen tavolinat e karriget në trotuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2025, 12:38

Një muaj më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike me tenda, mushama apo kioska në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.

Kreu i qerverisë kërcënoi këto biznese duke thënë se kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale.

"Situatë klasike 'toke e xanun' në Tiranë!"

Ndërkohë pak ditë më vonë, në një postim tjetër në rrjetin e tij social Facebook, Rama tregoi se si dukej hapësira e liruar në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë duke u shprehur se nuk është më "tok e xanun".

Por tani që ka kaluar një muaj që nga ky postim dhe "aksion", realiteti duket krejtësisht siç ka qenë dhe asgjë s'ka ndryshuar. Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë zënien e trotuarit dhe lulishtes me karrige e tavolina nga lokalet aty pranë.

Ajo thotë se përveç kioskës me frigoriferë që është hequr, asgjë s'ka ndryshuar te 21 Dhjetori, një prej kryqëzimeve me më shumë fluks në kryeqytet. Bizneset kanë shtrirë tavolinat dhe karriget deri në rrugë, duke penguar lëvizjen e kalimtarëve por edhe shfrytëzimin e lulishtes nga banorët e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit