Koci: Një çift kosovar u ndalua në Serbi, iu konfiskua paja e nusë (stoli ari) deri në një vendim të gjykatës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.08.2025, 14:52

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.

Ai thotë se “çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10.000 € për person – në para të gatshme ose sende me vlerë – duhet ta deklarojë. Mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore”, shprehet ai.

Këto informata i ka dhënë pasi ,një çift kosovar u ndalua në hyrje të Serbisë dhe u kontrollua detajisht”, thotë Koci.

“Pasi nuk e kanë deklaruar pajën e nuses (stoli ari), e cila kishte vlerë mbi kufirin e lejuar, janë mbajtur dhe ari është konfiskuar deri në vendim të gjykatës”, shprehet Koci.

“Nesër do të paraqitën para gjykatës serbe, e cila e ka kompetencë territoriale kufirin ku janë ndalur”, është shprehur ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit