Rasti skandaloz i të moshuarit Gjergj Dodaj, i demaskuar dy ditë më parë në plazhin e liqenit të Pogradecit duke filmuar fshehurazi gratë dhe vajzat që pushonin, merr një kthesë të re dhe shqetësuese. Një dëshmitar tjetër ka kontaktuar redaksinë, duke treguar se ka qenë vetë aty dhe ka parë me sytë e tij Dodajn teksa regjistronte video të fshehta të të gjitha femrave në plazh, përfshirë edhe disa turistë të huaj.
Sipas tij, disa prej vajzave e kanë vënë re dhe janë kthyer për ta ndalur, ndërsa një prej tyre, me guxim të jashtëzakonshëm, ia ka marrë telefonin, duke zbuluar materialet e turpshme që ai regjistronte fshehurazi. “Kam edhe dy video të momenteve kur erdhi policia po për këto, më duket se manjaku do thotë sërish se janë montim,” thotë ai me ironi, duke iu referuar justifikimit absurd të Dodajt, i cili mohoi çdo përgjegjësi duke pretenduar se videot janë produkt i inteligjencës artificiale.
Në rrëfimin e tij përmendet edhe fakti se Dodaj nuk vepronte i vetëm. Sipas dëshmitarit, bashkë me të ishte edhe një burrë tjetër, i cili u largua menjëherë sapo kuptoi se vajzat kishin zbuluar veprimet e tij të turpshme.
Kjo dëshmi e re vë në pah sa i rëndë dhe i padenjë është ky fenomen. Gjergj Dodaj, shtetas shqiptar me banim në Belgjikë, profesion përkthyes i betuar dhe ish-profesor i frëngjishtes, ka dështuar në mënyrë flagrante jo vetëm në sjelljen e tij, por edhe në përgjegjësinë morale që duhet të ketë si qytetar dhe familjar.
Ditët e djeshme, pas publikimit të videos ku ai shihej qartë duke filmuar fshehurazi, Dodaj u përpoq të shmangte përgjegjësinë duke shpërndarë një version të rremë në rrjetet sociale, duke e quajtur videon “montazh të inteligjencës artificiale”. Por asnjë prej këtyre pretendimeve nuk i heq fajin e madh dhe as nuk mund të fshijë dëshmitë e shumta të qytetarëve që kanë parë veprimet e tij.
Policia duhet të marrë masa të menjëhershme dhe të ashpra për këtë rast dhe për çdo manjak të tillë që shkel privatësinë dhe dinjitetin e qytetarëve në mënyrë kaq të papranueshme. Veprime të tilla nuk mund të tolerohen, pasi godasin thellë besimin në sigurinë publike dhe shkaktojnë frikë e shqetësim te komuniteti. Është detyrë e autoriteteve të garantojnë që çdo individ që sillet në këtë mënyrë të marrë dënimin që meriton, duke siguruar mbrojtje për viktimat dhe duke parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
"Mirmengjesi. Manjaku kerkon te mbrohet me Ai.. Une ish vete ne plazh dhe e pashe qe ju bente video...te gjitha femrave... edhe disa turiste te tjera ju kthyen ndersa kjo vajza pati guxim me teper dhe ja çori masken... Nese ju bejne pune kam dhe 2 video ne momentin qe erdhi policia, edhe per keto 2 manjaku do thote jane montim? Madje ishin 2 burra, kishte e 1 shok manjaku por ai iku menjehere sapo filloj u kuptua nga vajzat ky qe po i filmonte... Anonim ju lutem!"