Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.08.2025, 22:52

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar të dhënat më të fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas këtij përditësimi, pika më e ngarkuar aktualisht është ajo në Dheun e Bardhë. Pritjet për hyrje në Kosovë janë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa për dalje nga vendi shkojnë deri në 30 minuta.

Kolona për hyrje është rreth 20 metra, ndërsa për dalje arrin deri në 300 metra.

Pritje deri në 10 minuta ka edhe në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Ndërkohë, në të gjitha pikat e tjera kufitare nuk raportohet për ndonjë pritje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit