Tërmet i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës atje bën thirrje për kujdes maksimal

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.08.2025, 22:47

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.

“Sot, më datë 10 gusht 2025, në orën 19:53 sipas kohës lokale, në rrethin Sindırgı të qytetit Balıkesir ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në qytetet Manisa, Izmir, Uşak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnë inspektimet dhe vlerësimet në terren.

U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit