“Turisti maroken ngacmoi seksualisht dy vajza shqiptare, u xhindos pas neutralizimit nga vëllai i tyre”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.08.2025, 23:30

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në shëtitoren pranë portit të Sarandës, rreth orës 01:40, me protagonist një turist të huaj që, sipas dëshmive të qytetarëve, ishte me origjinë marokene dhe vinte nga Belgjika.

Sipas dëshmisë së një qytetari për JOQ Albania, turisti, i cili ndodhej nën efektin e alkoolit, ka ngacmuar seksualisht dy motra shqiptare që po pushonin në qytetin bregdetar.

Ngjarja ka degjeneruar në konflikt fizik, pasi vëllai i vajzave ka ndërhyrë për t’i mbrojtur. Ky i fundit ka goditur turistin, duke e neutralizuar pa i shkaktuar lëndime serioze. Më pas, të tre janë larguar nga vendngjarja për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pas përplasjes, turisti ka vijuar të bërtasë dhe të krijojë skena në rrugë, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Qytetari që raportoi rastin shprehet i shqetësuar për fenomenin e ngacmimeve ndaj grave dhe vajzave në Sarandë nga turistët e huaj, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që përballet me situata të ngjashme.

Sipas denoncimit, në momentin e incidentit nuk pati ndërhyrje nga policia. Ngjarja mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit