Sherr për vendin e parkimit në Shëngjin, babë e bir bëjnë për spital 50-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.08.2025, 22:06

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kunes në Shëngjin, ka përfunduar me plagosjen e një 50-vjeçari, i cili aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, përplasja nisi pas një debati për një vend parkimi dhe degjeneroi në dhunë fizike. Gjatë konfliktit, një 67-vjeçar me inicialet F.D. dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë 50-vjeçarin F.P., duke i shkaktuar dëmtime serioze. Në ngjarje u përfshi edhe djali i autorit, 40-vjeçari E.D.

Policia ndërhyri menjëherë, duke shoqëruar një prej autorëve të dyshuar dhe nisur hetimet për identifikimin e të gjithë të përfshirëve. Më vonë, forcat e rendit lokalizuan dhe arrestuan autorin kryesor në Fushë Milot, pasi automjeti me të cilin lëvizte u ndalua nga patrulla e Policisë Rrugore.

Ndaj 67-vjeçarit F.D. është ngritur akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim me të birin, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit