Prej disa orësh, kodrat dhe pyjet në disa fshatra të Kavajës janë përfshirë nga zjarre masive. Qytetarët raportojnë për disa vatra aktive në zonën e Grethit të Mesëm, Spillesë dhe fshatit Beden, duke rrezikuar seriozisht përhapjen drejt zonave të banuara.
Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksonë e JOQ Albania, në disa prej këtyre vatrave zjarri ka më shumë se 3 orë që digjet pa ndërprerje, ndërsa në fshatin Beden raportohet se pyjet po digjen prej të gjithë ditës.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përhapjen e flakëve dhe dëmet e mëdha në pyje, pronat e banorëve dhe mjedis.