Zbulohet arsyeja përse Vlorën e Ermal Dredhës e ka mbuluar zhuli

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.08.2025, 19:56

Duket se JOQ ka arritur të zbulojë arsyen përse Vlorën e ka mbuluar zhuli dhe askush nuk po ia gjen dot anën për ta pastruar!

Qyteti bregdetar herë pas here është bërë objek i shkrimeve tona nga denoncime të ndryshme të qytetarëve, të cilët tregojnë për zona të tëra të papastruara. Vetëm një orë më parë na u desh të raportonim shqetësimin e një pushueseje në zonën e plazhit publik në Zvërnec, e cila ankohej se bashkia nuk kishte vendosur asnjë kosh për mbeturinat, dhe pushuesit i kishin hedhur ato në natyrë.

Një muaj më parë treguam me pamje se si një grup turistësh nga Belgjika, edhe këta në Zvërnec, në vend që të pushonin, morën qeset dhe filluan të mbledhin mbeturinat që nuk i mbledh dot stafi i punësuar nga bashkia e Ermal Dredhës.

Këtij të fundit vetëm gjatë kësaj vere i ka marrë zjarr disa herë fusha e mbetjeve, duke u kthyer në një shqetësim të padurueshëm për banorët.

E duket se arsyeja e të gjithë këtij zhuli janë punëtorët e pastrimit të cilët nuk e dëgjojnë fare Ermalin. Në pamje duket një punëtor pastrimi, i cili teksa fshin rrugët në zonën e Lungomares, mbeturinat nuk i hedh në karrocën e tij të dorës, por në anën tjetër të murit ku ndodhet lulishtja e shkollës së Marinës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00, dhe ka gjasë që ashtu siç ndodh në shumë raste, përgjegjësia e papastërtisë t'i lihet më të 'dobtit'.

Një qytetar shkruan: Pershendetje si jeni? Doja tju tregoja si pastroen rruget e qyteti ne lungomare Vlore me nje video nqs deshironi publikoheni. Nga ana tjeter esht shkolla e Marines ku po hedhin mbeturinat. Eshte lulishtja, nuk esht kosh mbeturinash esht ambjent. Mbreme dy te natës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit