Çuçat për të rritur po kthehen në një trend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.08.2025, 15:41

Në Kinë, çuçat për të rritur po kthehen në një trend të papritur, të promovuara si mjete për lehtësimin e stresit, përmirësimin e gjumit, ndalimin e duhanit dhe përmirësimin e frymëmarrjes.

Të shitura online në ngjyra të ndryshme dhe më të mëdha se versionet për foshnja, ato kushtojnë nga 10 deri në 500 juanë (1.4 – 70 dollarë amerikanë), me disa shitës që shesin mijëra copë çdo muaj.

Njerezit thonë se ofron rehati që kujton periudhën e fëmijërisë, duke ndihmuar njerëzit të përballen me presionet e jetës moderne.

Megjithatë, ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se përdorimi i zgjatur mund të shkaktojë keqvendosje të dhëmbëve dhe probleme me nofullën, duke këshilluar kujdes për ata që i përdorin çdo ditë si mjet kundër stresit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit