Vdes edhe një person nga të shtënat e mesditës në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.08.2025, 16:12

Ka vdekur edhe një person si pasojë e të shtënave me armë mesditën e sotme në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia.

Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

Më herët, Policia njoftoi për dy të vrarë dhe dy të plagosur që po trajtoheshin në emergjencë, gjendja e të cilëve s’u bë e ditur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit