Një incident është regjistruar ditën e sotme në zonën e ish-Stacionit të Trenit, ku dy burra janë konfliktuar fizikisht në mes të rrugës.
Sipas burimeve për JOQ Albania, përplasja ka nisur pasi një prej burrave ishte në gjendje të dehur. Burri me bluzë blu, nën efektin e alkoolit, ka ofenduar qytetarin tjetër dhe kjo ka sjellë një përshkallëzim të menjëhershëm të situatës.
Të dy personat kanë debatuar me tone të larta, përpara se konflikti të kthehej në përplasje fizike pranë vizave të bardha. Qytetari me të bardha ka rrëzuar burrin në rrugë dhe ka nisur ta godasë.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë dy burrat në gjendje të acaruar, por falë ndërhyrjes së një kalimtari, situata është qetësuar.