Filmoi vajzat në plazh, viktimizohet maniaku Gjergj Dodaj: Është inteligjencë artificiale

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.08.2025, 15:07

Pas publikimit të videos ku shihej ashiqare se si i moshuari Gjergj Dodaj me diploma por pa moral u bënte foto e video vajzave në plazhin e liqenit të Pogradecit, vetë protagonisti reagoi. Në vend që minimumi të kërkonte një ndjesë publike, për atë gjest të turpshëm që bëri, i moshuari që fotografonte vajzat me bikini në plazh, që i komentonte me miqtë e tij me emoji hot, që zmadhonte pjesët intime të vajzave në plazh, bëri rolin e viktimës duke u hequr si pre e Inteligjencës Artificiale.

Në një reagim në Facebook, që pas disa orësh e ka fshirë, Dodaj, me diploma për noter e përkthyes, bashkëshort i një gruaje dhe baba i një vajze nuk pranoi asnjë përgjegjësi, por u justifikua me një teori konspirative, sipas tij, gjithçka është një montazh me inteligjencë artificiale. Ai pretendon se dikush e ka krijuar atë video, ku ai shihet qartë, dëgjohet ashiqare, flet, mohon, fshin e nervozohet në momentin që vajza në plazh i merr telefonin për ta demaskuar. Për të plotësuar këtë fabul, shton edhe një telefonatë anonime ku i janë kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar videon.

Me pak fjalë sipas Gjergjit, të gjitha gratë në plazh, vajza që e përballi, policët që ndërhynë, videot, fotot dhe veçanërisht ai vetë, nuk qenkan realitet, por produkt i AI-së. Gjergj, të bësh rolin e viktimës së inteligjencës artificiale nuk bind askënd, përpos se ul akoma dhe më shumë figurën tënde.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit