Trafik kilometrik, vapë ekstreme dhe radhë të gjata në Kakavijë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.08.2025, 14:26

Trafik, temperatura të larta, zjarre, kaos dhe “kamikazë” që rrezikojnë jetën e shoferëve të tjerë, kështu përshkruhet më së miri e diela e 10 gushtit në vendin tonë.

Që prej orëve të para të mëngjesit, JOQ ALBANIA ka marrë me dhjetëra raportime për trafik kilometrik në akset nacionale të vendit.

Por në pikat kufitare situata paraqitet edhe më problematike pasi sportelet po punojnë me ritme të ngadalta edhe pse temperaturat janë ekstreme dhe qytetarët kanë mbi 5 orë në radhë.

Një shqiptar që po udhëton nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar ka raportuar për JOQ ALBANIA se radha në këtë doganë është mbi 5 kilometra dhe makinat mezi lëvizin.

Ai i bën thirrje autoriteteve shtetërore shqiptare, por edhe greke, që të punojnë me kapacitet të plotë, pasi është e turpshme që në këto temperatura të qëndrojnë me orë të tëra në radhë, ndërkohë që shumë prej tyre janë me fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit