Vriten me armë zjarri tre persona në Gjilan, një tjetër mbetet i plagosur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.08.2025, 15:57

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme qytetin e Gjilanit në Kosovë, ku babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë. Krimi ndodhi në lagjen “Ibrahim Rugova”, në ambientet e jashtme të një kafeneje, ku viktimat u qëlluan për vdekje.

Sipas mediave kosovare, Selami dhe Edmond Hasani ishin argjendarë të njohur në qytet, ndërsa dyshohet se sherri që çoi në vrasje lidhet me përfshirjen e tyre në fajde. Në të njëjtin incident mbeti i plagosur rëndë edhe dhëndri i tyre, Bujar Hoxha, i cili u dërgona në spital por nuk mundi t’i mbijetojë lëndimeve të marra. Një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të krimit Mefail Shkodrën, i cili është ende në arrati. Autoritetet kanë bllokuar zonën ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit