Dje në liqenin e Pogradecit, në një hapësirë që duhej të ishte vend pushimi dhe qetësie, një vajzë demaskoi një të moshuar i cili po përdorte telefonin e tij për të fotografuar dhe filmuar fshehurazi gratë dhe vajzat që po pushonin për qejfin e tyre. I moshuari maniak, zmadhonte zonat intime të trupit të grave dhe vajzave që ishin në bregun e liqenit dhe më pas këto foto, sipas denoncueses, i moshuari i dërgonte jashtë vendit tek personat që njihte duke i shoqëruar me emoji erotike.

Ky i moshuar maniak dhe qejfli është Gjergj Dodaj, nga Mirdita. I martuar dhe baba, me banim në Belgjikë është me profesion, profesor i Frëngjishtes, përkthyes i betuar dhe interpret po ashtu i betuar në Bruksel, ku jeton që nga viti 1997. Dikur e diplomuar nga Universiteti i Tiranës dhe stazhist në Francë, sot njihet për veprimet e tij të turpshme që lënë për të dëshiruar që nuk i ka hije aspak as një mirditori. Është e trishtë të shohësh se si një njeri me arsim të lartë turpëron veten, profesionin, familjen.

Ky zotëri, me profesion përkthyes dhe sekretar administrativ, ka vendosur të “përkthejë” gratë dhe vajzat në zonat intime të trupit të tyre, duke përdorur telefonin si lupë zmadhuese. Gjergj Dodaj është një “përkthyes i betuar” që nuk di të përkthejë mirë respektin dhe moralin dhe që shkel etikën njerëzore. Një fenomen i turpshëm që meriton të marrë dënimin që meriton. Ky është një fenomen i rëndë dhe i turpshëm. Një burrë që duhet të jetë shembull, në vend që të mbrojë dinjitetin njerëzor, zgjedh të bëjë veprime seksiste dhe të dëmshme.