30 vite pa ujë, banorët e Zvezdës protestojnë për cilësinë e punimeve të ujësjellësit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.08.2025, 12:45

Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq dolën këtë të diele në protestë sa i takon shqetësimit të kahershëm të tyre, që lidhet me mungesën e ujit të pijshëm prej 30 vitesh.

Rreth dy javë më parë, Ujësjellësi i Korçës nisi një projekt për ta zgjidhur këtë çështje, por punimet duket se po kryhen vetëm “për sy e faqe”, gjë që ka nxitur banorët të protestojnë.

Këta të fundit tregojnë se fshati ende nuk ka kanalizime të rregullta për ujërat e zeza, dhe investimi i ri u ka ngritur atyre dyshime se sa mund të zgjidhë gjendjen reale të problemit.

Banorët shprehin zhgënjim edhe për mungesën e vëmendjes nga pushteti lokal, i cili nuk është paraqitur për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Ata druajnë se edhe pas këtij investimi, fshati mund të mbetet sërish pa ujë për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit