Minator Veliu nën dhe! Falen teknikët, drejtësia nuk heton babain e socialistit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.08.2025, 12:02

Minatori Fari Veliu, 66 vjeç, humbi jetën më 7 gusht brenda galerisë së minierës së kromit të kompanisë “GERTI Sh.p.k.” në Bulqizë, pasi u godit nga një masiv mineral gjatë punës. Veliu ishte i punësuar prej vitesh në këtë subjekt minerar, ku edhe më herët janë regjistruar aksidente të ngjashme. Ngjarja tronditi komunitetin dhe ngjalli reagime të forta për mungesën e kushteve të sigurisë në punë, një plagë e hapur në industrinë minerare shqiptare.

Pas aksidentit, Policia e Dibrës arrestoi 5 pjesëtarë të stafit teknik të kompanisë, të cilët u akuzuan për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Gjykata e Dibrës, me kërkesë të vetë Prokurorisë, vendosi zbutjen e masave: dy prej tyre u lanë në hetim të lirë dhe dy të tjerë në “arrest shtëpie”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa për të pestin e arrestuar, Njazi Përkola, ende nuk është zhvilluar masa e sigurisë. Vendimi i gjykatës për lirimin nga qelia ka shkaktuar reagime dhe dyshime për trajtim të butë të përgjegjësve.

Ndërkohë, pronari i kompanisë, Jeton Dani, nuk është thirrur për hetim, pavarësisht se kompania është përgjegjëse për zbatimin e kushteve të sigurisë në punë. Jeton Dani është babai i Murat Danit, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Dibër, një lidhje që ka ngritur dyshime për mbrojtje politike dhe ndikim të heshtur institucional. Deri më sot, asnjë deklaratë publike nuk është dhënë për rolin e pronarit apo përgjegjësinë e tij direkte në këtë tragjedi që i mori jetën një punëtori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit