Rruga në Zall Bastar si mos më keq, banori: Lali Eri nuk e mbajti fjalën!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.08.2025, 11:34

Rruga Zall Bastar-Vilëz, vetëm 20 km larg Tiranës, ndodhet në gjendje katastrofike që po shkakton shqetësim të madh tek banorët e zonës. Pavarësisht premtimeve të bëra prej kohësh nga Erion Veliaj dhe fondeve të hedhura për shtrimin e rrugës, nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge kryesore nuk kanë nisur ende, duke lënë një pjesë prej 5 kilometrash të pashtruar dhe të papërshtatshme për qarkullim. Banorët kanë ngritur herë pas here shqetësime te njësia administrative dhe komuna, por përgjigjet e tyre janë të paqarta dhe jo bindëse.

Madje, Erion Veliaj, premtoi gjatë inaugurimit të urës së re te Zall Bastari në qershor 2024 se fondet për shtrimin e rrugëve kanë kaluar dhe punimet do të nisnin, por deri më sot kryebashkiakja e komanduar, Anuela Ristani nuk ka marrë asnjë hap konkret në këtë drejtim.

Denoncimi i mbërritur në redaksinë e JOQ:

Përshëndetje! Uroj të jeni mirë. Kam një shqetësim, por nuk di tjetër realisht ku të ankohem. Doja të ngrija një shqetësim rreth rrugës Zall Bastar – Vilëz, vetëm 20 km nga Tirana. Është në gjendje katastrofike. Kam bërë ankesë edhe te komuna. Thonë që ka dalë fondi, por punimet nuk vazhdojnë. Po ju dërgoj edhe pamje. Dyshoj se kanë vjedhur fondet. A mund ta ngremë si shqetësim, ju lutem? Njësia administrative nuk jep asnjë lloj sqarimi. Bëhet fjalë për 5 km rrugë. Vetë Lali Eri na premtoi për shtrimin e rrugëve, madje na tha se ka kaluar edhe fondi. Deklaratat i bëri kur inauguroi urën e re te Zall Bastari më 10 qershor 2024. Mirëpo njësia administrative nuk po bën gjë për të shtruar rrugën. Shpresojmë te JOQ.

Kjo mungesë transparence dhe vonesa në realizimin e punimeve krijon dyshime për menaxhim të keq të fondeve dhe mungesë përgjegjshmërie nga ana e institucioneve. Banorët presin përgjigje konkrete dhe veprime të menjëhershme, pasi rruga është jetike për jetën e tyre të përditshme dhe zhvillimin e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit