Kuajtë janë qëlluar me armë, barinjtë e Vlorës: Policia po mbron autorin, s’kanë ardhur për verifikime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.08.2025, 10:15

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA raportoi një rast tepër shqetësues të dhunës ndaj kafshëve në një zonë kullotash në Llogara, ku 20 kuaj janë sulmuar me armë zjarri, dhe disa prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.

Megjithëse ka prova të qarta dhe pamje filmike që dokumentojnë gjendjen e kafshëve dhe vendin e ngjarjes përfshirë kapsolla dhe gjurmë të tjera rreth kuajve, JOQ ALBANIA ka mësuar se deri më tani asnjë autoritet nuk ka shkuar në vendngjarje për verifikim të plotë.

Madje, burime pranë zonës pretendojnë se autori i kësaj ngjarje me iniciale S.M ka lidhje me policinë prandaj ndaj tij ka nisur thjesht një procedim penal.

Mësohet se 55-vjeçari njihet në zonën e Dukatit për konfliktet e përsëritura me barinjtë e tjerë për ujin dhe kullotat dhe shkaku i ngjarjes së fundit ka qenë uji që pinë kuajt. Ai dyshohet se ka prishur lerën, vendi ku strehohen kuajtë, me qëllim që ato mos të pijnë ujë dhe t’i largojë duke i vrarë.

Barinjtë e zonës kanë dyshime se pas autorit fshihet dikush nga policia, prandaj këta të fundit po përpiqen ta kalojnë sa më lehtë këtë ngjarje të rëndë duke mos kryer hetimet e duhura, duke ditur se ka kuaj të ngordhur, plagosur dhe zhdukur.

Ata shprehen se nëse rasti nuk merret me seriozitetin që kërkon, do të bëhen publike pamje të tjera të rënda, që përfshijnë momentet pas ngjarjes, kufomat dhe vendndodhjen e saktë të incidenteve.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burime për JOQ:

Nderkohe ka fakte se dy kuaj jane goditur me plumba, keta thone nga verifikimet vetem 1 kane zbuluar. Ne vendin ku jane dhe kuajt e plagosur nuk ka shkuar asnjeri. Behet fjal per kalin e kuq qe eshte me krimba. Pra nuk ka ikur asnje ne vend ku jan kuajt dhe madje mbas autorit po fshihet dikush nga policia. Te lutem a mund te bejme nje reagim ta marrin ceshtjen seriozisht ka prova fakte , por po mbrojne autorin.

I kane ren Shkurt o JOQ se nuk kemi publikuar video e peles se krimbur. Ne vendin ku jane ato ska vajtur asnje per verifikim. E kane mesuar kte bariun te hiqte fakte nga vendi ngajrjes por nuk kishte arritur dot ti fshinte gjurmet , dhe kishte ikur nga vendi bashke me dhite dhe mushkat e veta. Pra para stanit jane gjetur fishek plot , gezhoja , dhe kufoma kuajsh prane leres dhe jo vetem

Autori ska guida ka kope ( bageti ) ka shume dhi dhe vet ka disa mushka qe i shet. Nuk kane probleme me guida e kane ber per ceshtje uji sepse ku kuajt pine uj , 150m larg ky ka stanit

Kufomat dhe kapsollet jane gjetur afer leres. Ne informacionet qe kam arritur te siguroj deri me tani qenka rrahur me barinjt e zones vitet e fundit per kte ceshtje uji

Se ky u thote ktyre mos t vine kafshet tuaja t pine uje ktu , qe eshte e ndaluar me ligj se lerat jane te te gjitheve , do pi bagetia uje DHE kush ska kontrate kullote aty ESHTE I detyruar te largohet mbasi kafshet kane pire uje. Kontrat kullot aty ska asnje.

Vec ksaj ka vajtur ka thyer leren tjeter ku kuajt rrinin, me qellim qe ti vinin ktij poshte dhe ti vriste , pra ti venin ktij tek lera qe ndodhej 150m vij ajrore nga stani ktij. Kuajt spo gjenden kane 4 dit po i kerkojne , ne rast se nuk gjejne dot gje sot, do ngrihen drona ne vazhdimesi. Ekziston mundesia ti kene derguar per mish por duhen gjetur kuajt ta vertetojme kte ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit