Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke sjellë në vëmendje një ngjarje që për shumëkënd hyn në sferën e misterit dhe besimeve popullore. Një qytetar nga Kavaja tregon se pas një shëtitjeje të shkurtër, është kthyer në shtëpi dhe ka gjetur një objekt të dyshimtë në oborrin e banesës së tij.
Sipas rrëfimit të tij, objekti ishte mbështjellë me kujdes brenda një cope lecke. Kur e hapi, brenda gjendej diçka në dukje si një “nuskë”, një send që në traditën popullore besohet se sjell edhe mbrojtje e fat të mirë. Megjithatë, qytetari nuk është i sigurt nëse bëhet fjalë për një nuskë apo një praktikë të magjisë së zezë.
“Përshëndetje JOQ! U ktheva në shtëpi dhe në oborr gjeta një leckë e lidhur ose e mbyllur. E hapa dhe brenda ishte kjo gjëja si nuskë, siç mund ta shihni. Nuk di çfarë të bëj me të dhe ku ta çoj. Ju lutem, postojeni që qytetarët të më japin ndonjë mendim”, shprehet ai në videon e dërguar redaksisë.
JOQ Albania e sjell këtë ndodhi si një dëshmi të gjallë të vazhdimësisë së besimeve dhe supersticioneve që ende mbeten të pranishme në shoqërinë shqiptare. Pa marrë një qëndrim mbi natyrën e këtij rasti, ne përcjellim shqetësimin e qytetarit, i cili kërkon udhëzime dhe mendime nga publiku. Ky episod, përveçse ngre pikëpyetje mbi origjinën dhe motivet e vendosjes së këtij objekti, tregon qartë se këto besime vazhdojnë të ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve.