Gjilan – Vajza e mitur dhunohet nga bashkëmoshataret, pamjet shokojnë publikun

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.08.2025, 23:12

Një rast i rëndë dhune mes të miturve është regjistruar në Gjilan, ku një vajzë e re është sulmuar fizikisht dhe psikologjikisht nga disa bashkëmoshatare të saj. Sulmi, i kryer nga vajza të moshës rreth 14 vjeç, është filmuar nga vetë të dyshuarat.

Në videon e dërguar te JOQ Kosova, viktima shihet duke qarë dhe duke iu lutur sulmueseve që ta lejonin të largohej, ndërsa detyrohet ta përsërisë mbi dhjetë herë fjalinë: “Të lutem, më lironi”. Pavarësisht kësaj, dhuna dhe talljet ndaj saj vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në dijeni të incidentit dhe ka filluar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të gjerë dhe ka ngritur sërish shqetësime për fenomenin e dhunës mes të rinjve në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit