Po shkonte për të marrë shërbimin, efektivi i policisë përplaset nga makina te vijat e bardha

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2025, 23:04

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës, ku një punonjës policie është përplasur nga një automjet teksa kalonte në vijat e bardha.

Sipas të dhënave zyrtare, drejtuesi i mjetit, B. N., ka humbur kontrollin dhe ka përplasur efektivin 60-vjeçar., i cili po shkonte për të marrë shërbimin e turnit të tretë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit