I zhdukur prej disa muajsh pasi e kthyen nga Austria, kërkohet ndihmë për gjetjen e shqiptarit nga Kosova

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.08.2025, 22:48

Një shqiptar nga Kosova është raportuar i zhdukur, ndërsa motra e tij që jeton në SHBA i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Fadil Muqaj, i cili rezulton i humbur prej 16 dhjetorit të 2024, pasi e kthyen nga Austria për në Prishtinë.

“Përshëndetje JOQ, ju kontaktoj nga SHBA. Jam shqiptare e Kosovës dhe e kam vëllain të zhdukur prej disa muajsh, a mundeni të më ndihmoni ta gjej? Quhet Fadil Muqaj. Ai ka qenë jashtë në Austri dhe e kanë kthyer më 16 dhjetor në Prishtinë”, është mesazhi i saj.

Për rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, e cila ka bërë një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë.

Policia kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrat:

📞 192 ose 0800 19999 (pa pagesë) 📞 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë 📧 [email protected]

Gjithashtu, çdo person që mund të ketë informacion mund të njoftojë stacionin më të afërt policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit