Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e një qendre optike në Tiranë.
Pamjet filmike nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një i ri hyn qetësisht brenda, merr telefonin e punës së biznesit si të ishte i tij dhe largohet po aq qetë.
Sipas denoncueses, në momentin e ngjarjes ajo ndodhej në dhomën e vizitave.
“Personi ka ardhur, ka marrë telefonin e punës dhe është larguar. E ndoqa deri në një pikë dhe nga xhepi i ra telefoni i tij personal. Kështu gjeta dhe foton e tij,” shprehet ajo.
Qytetarja i bën thirrje autorit të kthejë telefonin e vjedhur, ndërsa thekson se rasti do të ndiqet edhe penalisht nga policia.
“Kam pamje filmike të kamerave dhe foton e hajdutit,” shton ajo, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar sa më shpejt autorin.