Çudira shqiptare, çerrat me Jet-Ski rrezikojnë pushuesit në Pogradec

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.08.2025, 18:27

Një skenë e rrezikshme është parë në liqenin e Pogradecit, pranë fshatit Lin, ku dy fëmijë po drejtonin një Jet-Ski shumë afër pushuesve. Sipas denoncimit të një qytetari, mjeti lundrues i cili ishte transportuar dri në liqen me një autojet me targa të Maqedonisë së Veriut, kryente manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik serioz sigurinë e njerëzve që ndodheshin në ujë.

Ngjarja ka ngjallur indinjatë, pasi drejtimi i mjeteve të tilla kërkon aftësi dhe moshë madhore, ndërsa në këtë rast bëhej fjalë për fëmijë.

Mesazhi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ, dy fëmijë vozisin një mjet lundrues shumë pranë pushuesve, duke kryer manovra të rrezikshme në liqenin e Pogradecit pranë fshatit Lin, me targa Maqedonie."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit